Zbulohet një sistem planetar, me shtate planetë që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me Diellin.
Të dhënat e analizuara të marra nga teleskopi Kepler, që tashmë është në pension, i referohen një sistemi që është mjaft i ngjashëm me sisitemin tonë.
Ylli që ndodhet në qendër te sisitemit Kepler 385, është 10% me i madh se Dielli dhe 5% më i nxehtë, ndërsa planetët janë të gjithë më të mëdhenj në dimensione se Toka, por më të vegjël se Neptuni.
Dy ndër këta planete, specifikohet nga NASA, sipas të dhënave janë shkëmbore, dhe mund të kenë edhe një atmosferë të hollë , ndërsa të tjerët kanë një atmosferë më të dendur.
Ky teleskop gjatë punës kërkimore ndër vite, zbuloi rreth 4400 planetë dhe rreth 700 sisteme multiplanetare.