6.5 C
Tirana

Receta e Veçantë e Byrekut me 3 Lloje të Ndryshme Mielli

Më datë:

Gatime të ndryshme që bëhen me miell të bardhë, veçanërisht byreku, janë nga më të shijshmet dhe me teksturën më të mirë.

Por nëse dëshironi të eksperimentoni edhe me lloje të tjera mielli, atëherë kjo është receta e duhur për të filluar!

AgroWeb.org ju sugjeron të ndiqni më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së kësaj recete të veçantë.

Përbërësit:                                                                                      

  • 3/4 filxhan me miell elbi
  • 3/4 filxhan miell hikrre
  • 1/2 filxhan miell tërshëre
  • 5-6 lugë vaj ulliri ose gjalpë i zbutur
  • 1 lugë çaji kripë
  • ujë i vakët
  • 200g gjizë
  • 2 vezë
  • 500g spinaq i grirë

Përgatitja:

Për të filluar me përgatitjen e kësaj recete, nisim duke zënë brumin me miellrat e përmenur më lart.

Në një tas të madh hidhni miellrat duke i kaluar në një sitë dhe më pas spërkatini me kripë.

Krijoni një gropë në qendër dhe shtoni ujin dhe vajin e ullirit ose gjalpin e zbutur.

Përzjejeni me një pirun derisa brumi të fillojë të lidhet, do të duhet rreth 10 minuta.

Më pas punojeni me duar, në fillim brumi do të jetë i ngjitshëm, por më pas do të marrë formën e duhur.

Kur brumi të jetë i njëtrajtshëm dhe të shkëputet lehtë nga tasi, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

Brumin duhet ta lini të pushojë rreth një orë në temperaturën e ambjentit.

Ndërkohë që brumi pushon, vazhdoni me përgatitjen e mbushjes së byrekut.

Në një enë vendosni gjizën, shtoni vezët dhe spinaqin e pastruar mirë dhe të copëtuar.

Përziejini mirë të gjithë këto përbërës deri sa të përftoni një masë homogjene.

Kalojmë sërisht tek brumi, të cilin duhet ta ndani në dy pjesë dhe më pas me anë të një petësi filloni ta punoni.

Tregoni kujdes që të rrotulloni petën herë pas here që ajo do të marrë formë rrethore.

Në një tavë të rrumbullakët të lyer me vaj ose gjalpë përhapni njërën prej petëve, duke veshur me të edhe skajet e tavës.

Në të duhet të vendosni përziejen e gjizës me vezë dhe spinaq.

Shtroni me kujdes edhe petën tjetër duke mbyllur me kujdes pjesët anësore. Në fund spërkateni me pak ujë dhe vaj.

Vendoseni tavën në furrë dhe piqeni në 200 C gradë për rreth gjysmë ore.

Pas pjekjes, mbulojeni byrekun me një copë dhe lëreni të qëndrojë në këtë mënyrë për 10 minuta.

Pas kësaj kohe byreku është gati për t’u shërbyer. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni me sallatë apo tarator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...