18.5 C
Tirana

KQZ mblidhet për “fatin” e Kreshnik Hajdarit

Më datë:

KQZ është mbledhur sot në një seancë për të vendosur për mandatin e Kreshnik Hajdarit, kryetar i Bashkisë së Kuçovës, i cili gënjeu në formularin e dekriminalizimit ku fshehu dënimin e tij në 1999 në Greqi. Pritet të jepet vendimi për mandatin e tij.

Ndërkohë, pala mbrojtëse ka justifikuar se nuk ka asnjë shkak për të ndërprerë mandatin.

“Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar ndërprerjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit”, u tha nga avokatët.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkoi që mandati i Kreshnik Hajdarit të ndërpritet menjëherë.

“Nuk ka rëndësi cili ka qenë dënimi, por fakti se ky dënim nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ai jo vetëm që nuk e ka deklaruar por është edhe përgjegjës për veprën penale të konstatuar. Ligji nuk i referon zotit Hajdari nëse duhet të vlerësojë kushtet ndaluese apo jo, këtë e bën ligji”- tha përfaqësuesi ligjor i “BF”-së.

Avokati mbrojtës Theodhori Sollaku tha se nuk ka arsye për marrje të masës së ndërprerjes së mandatin, pasi Hajdari ka qenë vetëm 16-vjeç në atë kohë e nuk rezulton të ketë masë dënimi për të.

 “Nuk rezulton që për Kreshnik Hajdarin është marrë masa e dëbimit nga një shtet i huaj”- tha Sallaku.

Po ashtu pala mbrojtëse kërkoi që seanca të mos zhvillohej në prani të mediave pasi ka karakter administrativ dhe nuk mund të zhvillohet spektakël.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...