Greqia pengon Shqipërinë për në BE, shkak çështja “Beleri”

Më datë:

Pas problemeve me çështjen “Beleri”, Greqia nuk ka firmosur letrën e 27 vendeve anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit.

Lajmi është konfirmuar nga “Euractiv“, ku po ashtu theksohet se Athina po i bën presion Tiranës mbi disa çështje në lidhje me shtetin e së drejtës, siç është rasti i Belerit dhe zbatimi i disa ligjeve që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, si të drejtat e pronësisë.

Athina nuk po e mbyll derën për anëtarësimin në BE, por ka disa çështje që duhet të zgjidhen. Me mënyrën se si kanë qenë gjërat për tri javë tani, procesi nuk mund të vazhdojë.”- thuhet në shkrimin e “Euroactiv”.

Tensioni mes dy vendeve nisi në maj të këtij viti ku vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore kur kandidati për kryetar bashkie, Fredi Beleri, i cili kandidon nën flamurin e opozitës, u arrestua me dyshimin për blerje votash.

Ndonëse nën masë sigurie, Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë, por nuk ka mundur të betohet si kryetar bashkie për shkak të dënimit.

Më herët gjatë javës u përfol në media se Athina kishte refuzuar të mbështeste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave.

Regjistrimi i popullsisë po ashtu është një çështje e hapur mes dy vendeve.

Shqipëria po bën regjistrimin e saj të parë në gati 12 vjet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...