Bardhi: Mazhoranca po na detyron të shkojmë në akte ekstreme

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi, pas mbledhjes së grupit, deklaroi para gazetarëve se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë seancë normale në Kuvend.

Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shumica të respektojë ligjin sipas tij dhe të pranojë ngritjen e Komisioneve Parlamentare.

Ai tha se opozita tashmë është bashkë, dhe se mazhoranca po i nxit që të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës.

Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës.

Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit.

Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme.

Opozita tashmë është bashkë”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin “Në...

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani ka deklaruar sot se po rikthen “kontrollin e...

Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e...

Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person...