Naço njofton mbledhjen online. Bardhi: Respektoni Kushtetutën!

Më datë:

Duket se zhvillimet e fundit në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Sot janë parashikuar që të mbahen 7 komisione, disa prej të cilave po mbahen aktualisht online.

Deri më tani i vetmi komision që nisi fizikisht në Kryesi ishte ai për Sigurinë Kombëtare.

Por duket se dhe në këtë mbledhje ka pasur debate, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Gjithçka duket se ka nisur pasi deputeti i PD-së, Flamur Noka ka zënë vendin e kryetarit të komisionit, Nasip Naço, ndërkohë që ky i fundi mes ironisë tha se mbledhja nuk mund të drejtohet nga dy kryetarë.

DEBATET

Nasip Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku

Gazment Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren

Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen.

Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklaroj për TIMS-in.

Në këtë komision, do të diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...