14.5 C
Tirana

Pesë imazhe të rralla nga Universi

Më datë:

Publikohen nga ESA 5 imazhet e para shkencore të Teleskopit Hapësinor Euclid. Agjencia Hapësinore Evropiane i konsideron revolucionare për nga qartësia dhe zbulimet prej tyre.

Në foton e parë është Yjësia e Perseut me një mijë galaktikat brenda saj, por jo vetëm, imazhi tregon edhe 100 mijë të tjera më të largëta e të pavrojtuara deri më sot.

Sipas astronomëve ato janë ekstremisht larg, dhe drita e tyre ka udhëtuar 10 miliardë vite para se te mbërrijë tek instrumentet e teleskopit Euclid.

Një foto tjetër është ajo e galaktikës spirale IC 342, që ndryshe deri më sot konsiderohej si galaktika e fshehur, por që foto është realizuar falë rrezeve infra të kuqe. Edhe Galaktika NGC 6822 me natyrën e saj primitive dhe formën jot e rregullt është arritur të kapet nga lentet sikurse edhe Nebuloza Koka e Kalit, ku dallohen planete e yje në procesin e formimit.

Këto foto me ngjyra përbejnë vetëm 5% të Universit dhe janë një hap i rëndësishëm për të njohur anën e errët të Kosmosit që përbën 95% të tij. Ndërkohë që materia e padukshme përbën 25 % të tij e së fundmi energjia e zgjerimit zë 70%, e cila është plotësisht e panjohur deri më sot.

Euclid është një mision që kushtoi 1.4 miliard euro dhe që u hodh në hapësirë në korrik 2023, dhe është projektuar për të krijuar hartën 3D më të plotë të Universit. Projekti është gjigand, pasi është bashkëpunim i 20 vendeve evropiane, SHBA me NASA, 300 institute kërkimore dhe 80 kompani të ndryshme.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, arrestohen 14 persona në Bradashesh. Sekuestrohen jelekë policie

Në Elbasan, është zhvilluar një operacion për goditjen e...

ITALI – Tre karabinierë të vdekur dhe 13 të plagosur gjatë një operacioni për lirimin e një shtëpie

Tre karabinierë të vdekur dhe 13 oficerë policie të...

I akuzuar nga GJKKO për krime të rënda, ekstradohet nga Dubai një person

Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët në Abu-Dabi,...

ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjatë raportimit sot...