12.5 C
Tirana

NEPAL – Mbi 130 viktima pas tërmetit 6,4 ballë Rihter

Më datë:

Mbi 130 persona kanë vdekur nga një tërmet i fortë në Nepal, sipas policisë në kryeqytetin Katmandu, me dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Një përfaqësues i administratës lokale në Jajarkot, pranë epiqendrës së tërmetit, tha se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet.

Shifra të konfirmuara për vdekjet apo plagosjet nga disa pjesë të tjera të rajonit malor nuk ishin fillimisht të disponueshme.

Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Tërmeteve (NEMRC), tërmeti ka qenë me magnitudë 6,4 ballë Rihter dhe ka ndodhur në orën 23:47 (18:02 GMT).

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e vlerësoi magnitudën në 5,6 ballë.

Zona përjetoi të paktën tre pasgoditje në orën në vijim me magnitudë të paktën 4,2 ballë.

”Tërmeti u ndje edhe në veri të Indisë, përfshirë kryeqytetin Nju Delhi”, raportuan ”Times of India” dhe media të tjera indiane.

Rajoni i Himalajeve, ku ndodhet Nepali, është gjeologjikisht jashtëzakonisht aktiv.

Pllaka kontinentale indiane po zhvendoset nën pllakën euroaziatike me një shpejtësi prej rreth dy centimetra në vit, gjë që vazhdimisht çon në tërmete të forta.

Nepali përjetoi një tërmet veçanërisht të rëndë në vitin 2015, i cili tronditi zonën përreth kryeqytetit Katmandu dhe shkaktoi shembjen e ndërtesave të shumta.

Rreth 9 000 persona humbën jetën dhe miliona mbetën të pastrehë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...