11.5 C
Tirana

Pika maksimale e aktivitetit diellor në Janar-Tetor 2024

Më datë:

Rritet aktiviteti i Diellit, dhe pika maximale do të verifikohet në vitin 2024. Sipas përditësimit të fundit nga Agjensia Amerikane për studimin e Oqeaneve dhe Atmosferës NOAA dhe Qendrës hapësinore për motin, pika kulmore e aktivitetit diellor që shënon intensistetin më të lartë të ciklit mund të nisë që në Janar-Tetor 2024.

Dokumenti është frut i një sisitemi të ri eksperimental, që i ka parashikimet më të sakta në krahasim me atë të realizuar 4 vite me parë, në nisje të ciklit diellor. Në fakt maximumi i fuqisë së diellit  në këtë cikël ishte parashikuar të ndodhte në 2025, parashikim që hidhet poshtë nga studimi i fundit. Sipas përllogaritjeve, ky cikël pritet të jetë më intensiv, dhe do të shoqërohet me mbi 140 njolla në sipërfaqen e yllit. Cikli i kaluar, që konsiderohet me i dobëti, shënoi 113 njolla.

Të ashtuquajturat njolla diellore janë shpërthime që ndodhin në sipërfaqen e yllit, rrisin intensitetit e aktivitetit dhe energjinë që transmeton, dhe në tokë mund të shkaktojnë stuhi diellore, duke ndikuar në sistemet GPS, telekomunikacione dhe rrjetet elektrike, por edhe në këtë rast shpjegojnë ekspertët, numri i këtyre njollave është në mesatare, dhe nuk pritet të ketë ndikime në funksionimin e satelitëve apo rrjeteve të tjera.

Ciklet e diellit, zgjasin zakonisht 11 vjet, dhe verifikohen maximumi dhe minimumi i aktivietit dhe energjisë së prodhuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...