Gati Bio-Computer, mund të kryejë veprime dhe të zgjidhe ekuacione

Më datë:

Është gati Bio-Computeri i parë. Bazohet në ADN njerëzore, molekula bazë e jetës dhe mund të kryeje veprime dhe të zgjidhe ekuacione, falë 100 miliardë cirkuiteve që është në gjendje të formojë.

Rezultati i Universitetit të Shanghait është publikuar ne revistën shkencore ndërkombëtare Nature, dhe sipas autorëve përtej ekuacioneve matematikore, po punohet që në të ardhmen të përshtatet për tu përdorur për qëllime të tjera, kryesisht diagnostikimet e sëmundjeve.

Kalkulimi i bazuar në ADN është një ide e lindur në vitin 1994 dhe e zhvilluar hap pas hapi në mënyre analoge me kompjuterat kuantikë.

Qëllimi është të krijohen makineri që të sjellin progres të dukshëm në shpejtësi, kapacitet dhe energji të konsumuar.

Shkëncëtarët për të arritur këtë objektiv janë bazuar në sekuencat e shkurtra të ADN, të fiksuara bashkë, për të krijuar struktura më të mëdha, që më pas të integrohen me kombinacione të ndryshme.

Segmentet e ADN janë përzier në disa provëza të mbushura me masë të lengshme, duke sjellë kështu reaksione kimike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...