Basha ia delegon postin e kreut të grupit parlamentar Açkës

Më datë:

Deputetja Flutura Açka do të jetë kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha, në cilësinë edhe të kreut të grupit parlamentar, me statutin e ri, ia ka deleguar këtë detyrë Açkë, e cila është dhe nënkryetare.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe përbërja e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë dhe Kreshnik Çollaku.

Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë. Kujtojmë se detyra e kreut të grupit të PD-së mbahej nga Gazment Bardhi.

PËRBËRJA E RE E GRUPIT
-Lulzim Basha – Kryetar
-Flutura Açka – Nënkryetare, e autorizuar për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në mungesë të Kryetarit të Grupit.

-Kreshnik Çollaku – Nënkryetar

-Arbi Agalliu – Sekretar
-Oriola Pampuri – Zëdhënëse

PËRBËRJA MË HERËT E GRUPIT
Enkelejd Alibeaj kryetar grupi dhe më pas Gazment Bardhi
Nënkryetar Ervin Salianji
Arbi Agalliu – Sekretar
Oriola Pampuri – Zëdhënëse

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...