Zbulohet kometa Nishimura

Më datë:

Një kometë e blertë ndriçon qiellin në natën mes së shtunës dhe të dielës. Nishimura, u zbulua vetëm pak javë më parë, në 11 Gusht, dhe në 17 Shtator do kalojë në largësinë minimale me Diellin prej 33 mln km, largësi që është sa 1/3 e distancës mes Tokës dhe Diellit.

Sipas astronomëve, kjo kometë kalimin e saj e bën në një largësi të sigurte me ne, rreth 125 mln km dhe sipas kalkulimeve eventi ndodh një herë në 437 vjet.

Hido Nishimura, astronomi që e vrojtoi, thotë se është rast i rrallë që një kometë të shfaqet kaq shpejt pas zbulimit, pasi zakonisht kometat zbulohen muaj ose vite para se trajektorja e tyre të afrohet me planetin tonë.

Përbërja e saj është kryesisht prej shkëmbi dhe akulli dhe kur ndodhet në largësinë minimale me yllin e sistemit tonë, bërthama prej akulli lëshon pas gaz dhe pluhur duke krijuar bishtin, që vërehet nga ne falë reflektimit nga rrezet diellore.

Kalimi i saj parashikohet të dallohet me sy të lirë, në afërsi të planetit Afërditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...