Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin!

Më datë:

Dhjetëra të plagosur, pemë të shkulura nga rrënjët e gjysmë e një autostrade e shembur në lindje të ishullit!

Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, e u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.

Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi rajonet malore të ishullit një juglindje, para se të kthehej drejt jugut.

Fillimisht, 240 mijë familje mbeten pa energji, por për shumicën e tyre situate u stabilizua falë ndërhyrjes së autoriteteve.

Ende nuk është konfirmuar sakaq nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë. Haikui konsiderohet sidoqoftë më i dobët se stuhia Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.

Tajfuni lëvizi sot në Ngushticën e Tajvanit e tashmë edhe ai po i drejtohet Kinës. Stuhia megjithatë ende do të vazhdojë ta mundojë ishullin me rrebeshe shiu deri në mesin e javës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...