Osmani: Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës

Më datë:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Vjosa Osmani, ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Kosova për çtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe, Begaj theksoi se askush nuk mund të diskutojë sovranitetin dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në veri të Kosovës si dhe veprimeve nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet ndërveprim më i ngushtë me partnerët tanë, SHBA dhe BE. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe të drejtën për të zbatuar Kushtetutën.

Vlerësova hapat e ndërmarra për deeskalimin e situaës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA është rruga e vetme drejt paqes”.

Begaj shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe angazhimin për të kontribuar në dialogun Kosovë-Serbi. Është i nevojshëm një bashkëpunim mes dy vendeve, tha kreu i shtetit.

Ndërsa presidentja Osmani tha se stabiliteti i plotë në rajon do të ndodhë kur Serbia të njohë sovranitetit dhe integritetin territorial në Kosovës.

“Koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht. Dialogu vijon, stabiliteti i plotë është atëherë kur të njihet sovraniteti i Republikës të Kosovës”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...