Lulzim Basha, kryetar i grupit parlamentar të PD-së

Më datë:

Sesioni i ri parlamentar e gjen grupin parlamentar të Partisë Demokratike me kryetar të ri.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi sot në seancën plenare vendimin e fundit të depozituar nga PD se kryetar i grupit parlamentar do të jetë Lulzim Basha.

Ky i fundit u rikthye në krye të PD-së në zgjedhjet e fundkorrikut të këtij viti.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh përpara seancës plenare se postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegojë të një nga nënkryetarët e partisë.

Në një prononcim për mediet para Kuvendit, Basha u shpreh se beteja e PD është për qytetarët.
“Duhet të punojmë dhe t’u shërbejmë njerëzve.

Si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.

Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikt, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...