Osmani: Kërcënime dhe frikësime nga Beogradi!

Më datë:

Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhanë dorëheqjen vetëm tre muaj nga fillimi i punës.

Zhvillimi vjen pikërisht në kohën kur komuniteti ndërkombëtar i ka në qendër të vëmendjes zhvillimet në veriun e Kosovës, dhe kërkon zgjidhje për atmosferën e rënduar atje me shpresën të shmanget çdo ripërtëritje e mundshme e tensioneve. Presidentja Vjosa Osmani e cilesoi aktin e policëve të rinj si rezultat të kërcënimeve nga Beogradi.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, tha Osmani nw Twitter.

Dorëheqjet shqetësuan edhe shefin e EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Barbano u shpreh se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, reagoi gjithashtu duke thënë se një shtet multi-etnik duhet ta ketë edhe policinë e tillë.

Disa serbë u bënë vullnetarisht pjesë e Policisë së Kosovës, por veprimi i tyre u kundërshtua nga eksponentët e dhunshëm në Veri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...