12.5 C
Tirana

OnePlus Ace 2 Pro arrin më 16 gusht

Më datë:

OnePlus do ta lansojë modelin Ace 2 Pro me 16 gusht, ka deklaruar Li Jie, udhëheqës i lartë i firmës.

Në një video të postuar në Weibo, ekzekutivi deklaroi si telefoni i ri kryesor i markës do të ketë një përmirësim të madh nga modeli i thjeshtë Ace 2, dhe se gjithashtu do të ketë edhe teknologji të nivelit të lartë.

Ace 2 Pro do ta ketë të integruar çipin Snapdragon 8 Gen 2, dhe gjithashtu dihet se do ta ketë një arkitekturë të re të sistemit ftohës VC duke e zgjeruar numrin e materialeve të cilat përdoren në këtë sistem.OnePlus Ace 2 Pro will arrive on August 16

Në disa imazhe të mëhershme, vërehej se Ace 2 Pro dizajnin e përgjithshëm do ta ketë të njëjtë me modelin e thjeshtë, dhe kjo tani u konfirmua nga “teaser-i” zyrtar.

Tutje Ace 2 Pro do të ofrojë deri në 24GB RAM memorie LPDDR5X dhe deri në 1TB UFS 4.0 hapësirë të përgjithshme.

Çmimi i këtij telefoni nuk është publikuar ende, dhe për këtë duhet të presim deri në prezantimin zyrtar të 16 gushtit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...