Rrufe e gjelbër në Jupiter, shkencëtarët shpjegojnë fenomenin

Më datë:

Një anije kozmike e NASA-s ka realizuar një foto e cila ka ngjallur shumë diskutim mes shkencëtarëve në vitin 2020.

Një pikë ngjyrë neoni e shndritshme duket nga Jupiteri.

Teksa përfundoi fluturimin e tij të 31-të afër Jupiterit, Juno i NASA-s hasi në një vorbull pranë polit verior të planetit. JunoCam, i cili ishte 32.000 kilometra mbi majat e reve të Jupiterit, fotografoi vorbullën dhe një rruzull jeshil në të, për të cilin specialistët e NASA-s kanë konfirmuar se është rrufe.

Vetëm në vitin 2022 imazhi magjepsës u përpunua nga Kevin M. Gill. Dhe së fundmi, NASA zbuloi se orbitat e Junos do ta vendosnin atë afër, duke rritur shanset për të kapur rrufenë e Jupiterit në kamerë.

Rrufetë e gjelbra ndodhin edhe këtu në Tokë , por ne nuk mund t’i shohim shpesh pasi zakonisht qëndrojnë të fshehura në re.

Megjithatë, rrufeja e Jupiterit është e ndryshme nga ajo që ndodh në planetin tonë, sipas NASA-s.

Ndërsa në Tokë, rrufetë rrjedhin nga retë e ujit dhe janë më të shpeshta pranë Ekuatorit, në Jupiter, fenomeni e ka origjinën në retë që përmbajnë një tretësirë ​​uji-amoniak dhe mund të shihet më shpesh pranë poleve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...