Apple prezanton kufjet e gjeneratës së re, kushtojnë 3499 Dollarë

Më datë:

Këto janë kufjet e gjeneratës së re të prezantuara nga Apple. “Apple Vision Pro” është ndërthurje mes botës reale dhe botës virtuale.

Kufjet e reja të Apple nuk do të kenë një çmim të lirë. Ato do të kushtojnë 3499 Dollarë dhe do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, së pari në SHBA. Cikli i baterisë së këtyre kufjeve do të jetë 2 orë, e më pas do të kenë nevojë që të karikohen sërish.

Apple Vision Pro është tërësisht ndryshe nga kufjet e tjera në treg. Përmes ekranit, ndërthuret realiteti virtual me atë real. Objektet virtuale mbivendosen në botën reale. Përdoruesit do të kenë mundësi që të përdorin edhe aplikacione, të shikojnë filma etj.

Megjithatë, do të mbetet për t’u parë se sa do të “përqafohet” nga publiku kjo risi në fushën e kufjeve, së pari për shkak të çmimit të lartë.

Por Apple ka treguar në historinë e saj se ka ditur të tejkalojë skepticizmin e përdoruesve në lidhje me pajisjet e reja, të cilët kanë investuar për blerjen e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj...

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...