Koreja e Jugut pohon se Koreja e Veriut ka lançuar tre predha

Më datë:

Ushtria e Koresë së Jugut pohon se Koreja e Veriut ka lançuar tre predha të paidentifikuara në detin e saj lindor.

Nga ushtria përmes një deklarate thonë se predhat me rreze të shkurtër u lançuan në orët e mëngjesit sipas kohës lokale nga qyteti bregdetar Sondok, një zonë ku Pyongyang ka kryer shumë nga lançimet e saj në vitet e fundit.

Predhat përfshinin artilerinë të shkrepur nga një sistem raketash të shumëfishtë dhe ato arritën një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometrash, duke fluturuar rreth 200 km, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Yonhap duke cituar deklaratën ushtarake.

Veprimi “duket se është pjesë e të shtënave artilerike të stërvitjes dimërore, pas stërvitjeve të mëparshme të mbajtura më 28 shkurt dhe 2 mars”, thuhet në deklaratë.

Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë analizuar çështjen për më shumë detaje pasi ushtria tha se po “monitoron situatën në rast se ka lançime shtesë dhe do të mbajë një gjendje gatishmërie”.

Kjo mund ketë për qëllim që të tregojë aftësinë e Kim për të menaxhuar situatën në një kohë kur virusi Covid-19 është përhapur shpejt në të gjithë globin, tha Yonhap duke cituar burime anonime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...