22.5 C
Tirana

Vazhdojnë pritjet “shpresuese” të refugjatëve në rrugën për në Evropë

Më datë:

Refugjatët e ardhur në Edirne nga qytete të shumta të Anadollit kryesisht nga Stambolli vazhdojnë përpjekjet e tyre duke pritur në ditën e 11-të në kufirin e Evropës me qëllimin për të kaluar në Evropë.

Gjatë kalimeve të tyre, refugjatët në vijën kufitare tokësore dhe atë lumore përdorin më së shumti kalimet nga lumi.

Disa prej refugjatëve vazhdojnë pritjet e tyre në pjesën me pemë dhe në zonën e ndërmjetme që ndodhet mes pikës kufitare Pazarkule – Kastanies me shpresën se Greqia do të hapë dyert.

Mbi 3.000 refugjatë që kalojnë natën me çadrat e ngritura këtu në këtë zonë, janë nën kushte të vështira ku dhe moti i ftohtë prek më shumë familjet me fëmijë.

Ndërkohë që Drejtoria e migracionit të qytetit nën koordinimin e prefekturës së Edirne-s shpërndan për refugjatët ushqim 3 herë në ditë.

– Ndërhyrje e pamëshirshme ndaj refugjatëve

Forcat greke të sigurisë që kanë formuar barriera me tela me gjemba përpara pikës kufitare Kastanies dhe herë-herë përdor ujë me presion e herë-herë gaz lotsjellës, bomba zhurmuese dhe plumba gome kundër refugjatëve.

Kryesisht refugjatët e rinj në moshë tregojnë një përpjekje intensive për të kapërcyer barrierat ku dhe policia kufitare greke ndërhyn në mënyrë të pamëshirshme ndaj refugjatëve që herë-herë bëjnë përpjekje për të prerë telat dhe herë-herë hedhin litar me çengel për të prishur barrikadat.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave kufitare greke ndodhin plagosje dhe vdekje. Këtë sjellje të pamëshirshme të Greqisë e tregon edhe fakti i vendosjes së telave brenda plumbave të gomës në mënyrë që ai të ngulet më mirë.

Po ashtu përdorimi i gazit me piper dhe lotsjellës kundër refugjatëve nga Greqia dëmtojnë më së shumti fëmijët refugjatë.

Shumë refugjatë vrapojnë drejt çadrave shëndetësore në anën e Turqisë, pasi pësojnë probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve si pasojë e ndërhyrjes së Greqisë që përdor shpeshherë gazin kundër refugjatëve.

Ekipet e shëndetësisë të cilët gjithashtu punojnë nën kushte të vështira për shkak të gazit, tregojnë sakrifica të mëdha për ofrimin e shërbimit shëndetësor përballë kësaj situate.

– Ata që vijnë në vend i plagos dhe i rikthen në Turqi

Përveç refugjatëve që presin në kufi, edhe ato refugjatë që arrijnë të kalojnë kufirin përballen me keqtrajtimin e njësive kufitare greke.

Refugjatët që plagosen me armë nga njësitë kufitare pas kalimit në Greqi, detyrohen të kthehen në Turqi.

Theksohet se disa prej refugjatëve të plagosur të cilët janë nën trajtim në spitalet e qytetit Edirne të Turqisë vazhdojnë të jenë në rrezik për jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

 Meloni: Miratimi i reformës në drejtësi një moment historik

Kryeministrja italiane, Giogia Meloni e konsideroi një moment historik...

“Ndalo!”/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e...

Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën dhe Ministrin e Jashtëm: Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Ministrja apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i...