Spahia: Bujqësia, vëmendje kryesore në 4 vitet e ardhshme

Më datë:

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia ishte sot në familjen Zeneli në lagjen “Bahçallëk”, e cila prej vitesh ka ndërmarrë një sipërmarrje bujqësore.

“Hilmia dhe Shefqeti kanë investuar në ndërtimin e serave për prodhimin e rukolës si dhe disa prodhimeve të tjera bujqësore”, tha Spahia.

Sipas tij, “ata ia kanë dalë të vetëm, pa asnjë ndihmë nga shteti, por madje të dëmtuar disa herë prej tij në këto vite”.

“Ndërsa flasin plot pasion për punën që bëjnë, më njohën me sfidat që përballen, si konkurenca e pandershme, mungesa e subvencioneve, përmbytjet dhe dëmshpërblimet e pa marra”, theksoi Spahia.

Spahia garantoi se, në programin e tij 4-vjeçar bujqësia është një prej sektorëve që ka vëmendjen kryesore, ndërsa, shtoi ai, “tek bashkia Shkodër do të kenë gjithmonë një derë të hapur dhe mbështetje për çdo gjë që i takon pushtetit vendor”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...