7.5 C
Tirana

“Turqia do të përdorë forcën nëse shkelet armëpushimi në Idlib”

Më datë:

Turqia është e gatshme të “përdorë forcë kundër atyre që shkelin armëpushimin” e arritur së fundmi në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, tha sot një burim sigurie.

Turqia dhe Rusia shpallën armëpushimin që hyri në fuqi mesnatën e së enjtes, pas ditëve të përleshjeve midis forcave ushtarake turke dhe forcave të regjimit sirian.

Marrëveshja erdhi pas një takimi midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Moskë javën e kaluar.

“Armëpushimi synon të ndalojë sulmet e regjimit që rrezikojnë sigurinë e Turqisë dhe rajonit, dhe paraqesin rrezikun e shkaktimit të një krize edhe më të rëndë humanitare në Idlib”, tha burimi i sigurisë.

Qëllimi kryesor i Turqisë në Siri është të krijojë armëpushim të përhershëm, të përfundojë gjakderdhjen dhe të krijojë një mjedis për kthimin e sigurt të popullatës së zhvendosur, shtoi burimi.

“Kjo është arsyeja pse Forcat e Armatosura Turke po i kushtojnë vëmendje maksimale zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjes së armëpushimit dhe po veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha burimi.

Duke theksuar se nuk ka pasur shkelje nga pala turke, burimi i sigurisë pohoi se Forcat e Armatosura Turke “janë të gatshme të përdorin forcë kundër atyre që shkelin armëpushimin”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e regjimit për të shkelur armëpushimin, po i monitorojmë nga afër. Si vend garantues, ne presim që Rusia të sigurojë që regjimi të përmbushë plotësisht pikat e specifikuara në marrëveshje”.

Si pjesë e marrëveshjes, të gjitha aktivitetet ushtarake do të përfundojnë në Idlib dhe një korridor i sigurisë do të vendoset 6 kilometra thellë në veri dhe në jug nga autostrada M4.

Autostrada, e njohur gjithashtu si rruga Halep-Al Hasakah, është rreth 30 kilometra nga kufiri i Turqisë.

Patrullimet e përbashkëta turko-ruse përgjatë autostradës M4 do të fillojnë gjithashtu më 15 mars, nga vendbanimi Trumba, dy kilometra në perëndim të Saraqib, deri në vendbanimin Ain al-Havr.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...