Austri, 6 të vdekur nga orteku në Alpe

Më datë:

Gjashtë persona kanë humbur jetën në dy ortekë të veçantë në Alpet Austriake të dielën, njoftuan autoritetet e vendit, (AA).

Pesë alpinistë që po shëtisnin në Austrinë qendrore u goditën nga një ortek rreth orës 09:30 e mëngjesit, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA. 

Disa njerëz ishin dëshmitarë të ortekut dhe menjëherë informuan shërbimet e urgjencës, por alpinistët, që besohet të jenë nga Republika Çeke, tashmë ishin të vdekur derisa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ditëve të fundit janë raportuar erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore, të cilat thuhet të kenë shkaktuar ortekun.

Në Austrinë jugperëndimore, një oficer policie që po praktikonte trajnime alpiniste, humbi jetën kur u godit nga një ortek tjetër.

Ai u godit nga një masë e madhe e borës së ngrirë dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, thanë autoritetet shtetërore për APA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...