Kurti: Fitër Bajrami sjelltë mirësie e begati në shtetin tonë

Më datë:

Kryeministri Albin Kurti uroi myslimanët me rastin e Fitër Bjaramit duke uruar që kjo kremtë të sjellë mirësi e begati në shtëpitë e besimtarëve por edhe në shtetin e Kosovës.

“Me fat Fitër Bajrami!

Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!

Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.

Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë”, shkroi Kurti në rrjete sociale.

Ndryshe, pas muajit të rëndësishëm të besimtarëve myslimanë, Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, sot të njëjtit në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...