18.5 C
Tirana

Arrestohet gazetari i “The Wall Street Journal” pas akuzave për spiunazh

Më datë:

Një gazetar amerikan i “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich është arrestuar sot në Yekaterinburg, sipas një deklarate të shërbimit të brendshëm sekret rus, FSB.

Gershkovich, i cili është 32 vjeç dhe i akredituar rregullisht në Ministrinë e Jashtme, akuzohet për spiunazh.

“Gazetari po vepronte sipas udhëzimeve të palës amerikane, duke mbledhur informacione të mbuluara nga shërbimi sekret shtetëror mbi veprimtarinë e një prej kompanive të kompleksit industrial ushtarak rus”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Gazetari amerikan akuzohet për spiunazh në bazë të nenit 276 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime deri në 20 vjet burg.

Kjo është specifikuar nga shërbimet e brendshme sekrete ruse (FSB).

Gershkovich, prindërit e të cilit jetojnë në SHBA, por me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, është 32 vjeç dhe flet rusisht.

Para se t’i bashkohej “The Wall Street Journal”, ai punonte për agjencinë franceze të lajmeve AFP dhe gazetën ruse në gjuhën angleze “The Moscow Times”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau kuzhinierin, lihet në burg 41-vjeçari: Nuk ishte shefi im që të më jepte urdhra

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me...

Arrest me burg për 25-vjeçarin që vrau babain në Durrës: Nuk e di kush e sulmoi

M. Kodheli, 25-vjeçari i cili disa ditë më parë...

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...