Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë 30 miliardë herë më të madhe se Dielli

Më datë:

Një vrimë e zezë ultramasive rreth 33 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit është zbuluar nga astronomët në Britaninë e Madhe.

Shkencëtarët në Universitetin Durham thanë se vrima e zezë gjigante është një nga më të mëdhatë e gjetura ndonjëherë.

Ekipi i përshkroi gjetjet e tij, të publikuara në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, si jashtëzakonisht emocionuese.

“Kjo vrimë e zezë, e veçantë, e cila është afërsisht 30 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë, është një nga vrimat më të mëdha të zbuluara ndonjëherë. Ne besojmë se vrimat e zeza teorikisht, mund të krijohen, kështu që është një zbulim jashtëzakonisht emocionues”, tha autori kryesor, Dr. James Nightingale, i Departamentit të Fizikës në Universitetin Durham.

Vrimat e zeza ultramasive janë objektet më masive në univers, me masën midis 10 miliardë dhe 40 miliardë herë më shumë se masa e Diellit.

Astronomët besojnë se ato mund të gjenden në qendër të të gjitha galaktikave të mëdha si Rruga e Qumështit.

Vrimat e zeza ultramassive janë të rralla dhe të pakapshme, dhe origjina e tyre është e paqartë.

Disa studiues besojnë se ato u formuan nga bashkimi ekstrem i galaktikave masive miliarda vjet më parë, kur universi ishte ende i ri.

Studiuesit përdorën një fenomen të njohur si lente gravitacionale, nga një galaktikë e afërt duke e kthyer atë në një xham zmadhues gjigant.

Shkencëtarët përdorën simulime superkompjuterike në Universitetin Durham dhe imazhe të kapura nga “Teleskopi Hapësinor Hubble” për të konfirmuar madhësinë e vrimës së zezë supermasive.

Ata thanë se kjo është vrima e parë e zezë e gjetur, duke përdorur lente gravitacionale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sony prezanton kufjet e reja 1000X The Collexion

Sony zbuloi kufjet e saj të reja të nivelit...

Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun...

Pite të Sheshta Tigani – Gati në 30 Minuta

Pitet janë ushqimi i mirë i çdo vakti. Ato mund...

Pesë ushqime që nxisin natyrshëm përthithjen e vitaminës D

Marrja e vitaminës D me ushqime të caktuara mund...