Presidenti i Austrisë në Shqipëri, Begaj e pret me ceremoni shtetërore

Më datë:

Presidenti i Austrisë ka mbërritur në Shqipëri për vizitën zyrtare.

Bajram Begaj e ka pritur homologun austriak me ceremoni shtetërore.

Rreth orës 11:45 pritet të kenë deklaratë për media. Me rastin e vizitës së presidentit austriak, në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Rreth orës 17:30 me prezencë të Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, Ministres së Drejtësisë, Alma Zadić dhe Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë Ulsi Manja, Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) do të realizojë një tryezë diskutimi me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë.

Në axhendë është parashikuar nënshkrimi i “Deklaratës të Përbashkët” nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadić në prezencë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentit të Austrisë në Presidencë.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

IKMT nis prishjen e 10 ndërtimeve pa leje në Ksamil

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e...

Shpëtohet nga mbytja i mituri në Shëngjin

 Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit njofton se i...

“Syri i Saharasë” nuk është krater meteori, zbulimi i ri i NASA-s tregon origjinën e vërtetë

Një nga formacionet më misterioze në planet, i njohur...

Lapaj ngre alarmin: Ligjet e reja dëmtojnë interesin e vendit

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën...