Rrumbullaku: Mbështetja për familjarët e dëshmorëve të Policisë nuk ka munguar

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti në takim kryetarin e Shoqatës Amerikano-Shqiptare Elton Shametaj dhe disa prej anëtarëve të kësaj shoqate.foto galeri

Gjatë drejtori i Përgjithshëm ka njohur të pranishmit, me proceset reformuese që po kalon Policia e Shtetit, si edhe me rezultatet e arrira në luftën kundër krimit, duke mos lënë mënjanë vendosmërinë për të ndëshkuar cilindo punonjës nga radhët e Policisë që tenton të abuzojë me detyrën, duke cenuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.foto galeri

Gjatë ceremonisë së zhvilluar me praninë e familjarëve të Dëshmorit të Policisë Allaman Dervishi dhe të drejtuesve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar Shametaj, për solidaritetin e treguar në mënyrë të vazhdueshme, për familjarët e punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Vlerësoj shumë humanizmin tuaj dhe të anëtarëve të shoqatës, kontributin për të mbështetur dhe për të ndihmuar sadopak familjarët e Dëshmorëve të Policisë. Angazhimi juaj për rritjen e imazhit të Policisë së Shtetit në SHBA, është shumë i nevojshëm për ne dhe për këtë ju jam mirënjohës në emër të Policisë së Shtetit”, – është shprehur Drejtori i Përgjithshëm.foto galeri

Elton Shametaj: “Ne ndihemi krenarë që kontribuojmë për imazhin e Policisë së vendit tonë. Pavarësisht se ne jetojmë dhe punojmë në SHBA, e ndiejmë detyrë dhe mision të përkrahim vendin tonë. Sot jemi këtu për t’i dhuruar familjarëve të njërit prej Dëshmorëve të Policisë, një çek me kontributin e të gjithë Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit. Dëshmorët e Policisë janë burim frymëzimi, akti i tyre sublim përbën obligim për të gjithë ne që të kujdesemi dhe të ndihmojmë familjarët e tyre”.

Në shenjë të këtij solidariteti, kryetari i Shoqatës Amerikano-Shqiptare Elton Shametaj i ka dorëzuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, çekun prej 10 000 dollarësh.

Familjarët e Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi kanë falënderuar përfaqësuesit e shoqatës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për solidaritetin dhe respektin e treguar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...