Erdoğan shpreson që armëpushimi në Idlib të vazhdojë

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Ankaraja arriti një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, për të cilin tha se shpreson se do t’i japë fund një lufte midis palëve muslimane.

Komentet e presidentit turk erdhën pas namazit të xhumasë në Stamboll, ku ai u adresua para besimtarëve në lidhje me operacionet e Forcave të Armatosura Turke në Siri dhe epideminë e koronavirusit vdekjeprurës në botë.

“Kemi pasur dëshmorë. Më në fund u ulëm në tryezë dje dhe ramë dakord për armëpushim që nga mesnata e së enjtes. Shpresojmë që (armëpushimi) të vazhdojë”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan shprehu shpresë që ky hap t’i japë fund një lufte midis muslimanëve, duke shtuar se detajet e mëtejshme do të diskutohen në mes të marsit.

Më 27 shkurt, Turqia nisi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idlib pasi agresioni i regjimit sirian çoi në shpërnguljen e qindra mijëra civilëve që u strehuan pranë kufijve turq.

Në përputhje me operacionin u neutralizuan mijëra forca të regjimit dhe shumë pajisje të tij ushtarake.

Të enjten, pas një takimi të gjatë disa orë, Turqia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Idlib.

Erdoğan komentoi gjithashtu koronavirusin e ri të njohur si Covid-19, i cili ka marrë mijëra jetë në gjithë globin që nga shpërthimi i epidemisë.

Ai tha se qytetarët duhet të përmbahen nga marrëdhëniet e drejtpërdrejta me njëri-tjetrin dhe të mos shtrëngojnë duart në përpjekje për të parandaluar një shpërthim të mundshëm në Turqi, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar.

Virusi u shfaq fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që atëherë ka shkaktuar më shumë se 3.381 vdekje dhe ka infektuar 97.993 njerëz në mbarë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ukraina kërkon takim mes Zelensky dhe Putinit, i drejtohet Turqisë për organizimin e bisedimeve të paqes

Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin...

Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis diskutojnë për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi...

NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e...