Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një tjetër takim gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ku ka diskutuar sigurinë kibernetike.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë dhe kongresmenë amerikanë.
Më herët, ministri i Mbrojtjes Peleshi u prit në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III.
Një ditë më parë, Peleshi zhvilloi një takim me kongresmenin Matt Gaetz, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura dhe Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve ku konfirmuan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe aleatit strategjik SHBA.


