Zvicër: Sindikatat, me iniciativë popullore për pensionin e 13-të

Më datë:

Kërkohet një pension i trembëdhjetë i AHV/VSA (pensioni i moshës dhe trashëgimisë) – ashtu sikurse paga e muajit të trembëdhjetë që e ndajnë shumica e punëdhënësve në Zvicër.

Ky është qëllimi i një iniciative federale popullore që e kanë filluar sot zyrtarisht sindikatat e ndryshme të Zvicrës.

Qëllimi i iniciativës është që personat të cilët marrin AHV-në të marrin po ashtu një shtesë vjetore, ngjashëm me të punësuarit.

Por, kjo pagesë shtesë nuk duhet të rezultojë në ulje të përfitimit plotësues (EL) që mund të marrin pensionistët.

Sindikatat argumentojnë kështu: Pensionet e AHV-së në gjendjen që janë aktualisht, nuk tregohen të mjaftueshme për një jetë normale.

Ndërsa një pension i 13-të në AHV do të bënte që të përfitonin pensionistë që kanë punuar në degët ekonomike të paguara dobët  dhe sigurisht, gratë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...