21.5 C
Tirana

Facebook do të paguajë 725 milionë dollarë për skandalin e Cambridge Analytica

Më datë:

Pronari i Facebook, Meta Platforms Inc, ka rënë dakord të paguajë 725 milionë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive që akuzon gjigantin e mediave sociale për lejimin e palëve të treta, përfshirë Cambridge Analytica të ketë qasje në informacionet personale të përdoruesve.

Marrëveshja e propozuar do të zgjidhte një padi të shkaktuar nga zbulimet në vitin 2018 se Facebook kishte lejuar firmën britanike të konsulencës politike, Cambridge Analytica të ketë qasje në të dhënat e deri në 87 milionë përdoruesve.

Avokatët e paditësve e quajtën zgjidhjen e propozuar më të madhen që është arritur ndonjëherë për shkelje të privatësisë, raporton aljazeera.

Meta nuk pranoi se kishte bërë punë të keqe si pjesë e marrëveshjes, e cila i nënshtrohet miratimit të një gjyqtari federal në San Francisco. Kompania përmes një deklaratë njoftoi se zgjidhja ishte “në interesin më të mirë të komunitetit dhe aksionarëve tanë”.

Cambridge Analytica, tashmë e zhdukur, punoi për fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trumpit në vitin 2016 dhe kishte qasje në informacionet personale të miliona njerëzve që kishin llogari në Facebook.

Cambridge Analytica e mori atë informacion pa pëlqimin e përdoruesve nga një studiues, i cili ishte lejuar nga Facebook të vendoste një aplikacion në rrjetin e mediave sociale që grumbullonte të dhëna nga miliona përdorues të tij.

Skandali i Cambridge Analytica nxiti hetimet prej Kongresit amerikan, ku shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ishte marrë në pyetje nga ligjvënësit amerikanë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...