Protestë në Zvërnec për resortin: paqartësi mbi mosndërhyrjen e policisë dhe incidentet me spraj me piper

Më datë:

Rrethimi me tela me gjemba i një sipërfaqeje të konsiderueshme pranë lagunës së Nartës, në kufi me fshatin Zvërnec ka ngritur alarmin për shkatërrim të zonës së mbrojtur.

Organizatat mjedisore dhe disa banorë të zonës dolën sërish në protestë këtë të shtunë, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve me argumentin se po shkatërrohet natyra.

Protestuesit tentuan të hyjnë në kantier dhe u përplasën me policinë private, të kontraktuar nga kompania që po kryen investimin “Zvërnec South Adriatic Development”.

Protesta ka nxitur reagim publik sepse policët privatë që shfaqen të maskuar, hedhin spraj me piper ndaj protestuesve.

‘Maskat’ në kantierin e ndërtimit nuk kursejnë as uniformat blu.

Ajo që nuk dihet është se me çfarë autorizimi ata përdorin spraj kundër protestuesve dhe policëve?

Për situatën e tensionuar ka reaguar në rrjetet sociale edhe Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet

Askush nuk mund të marrë zvarrë shqiptarët. Junta e Edi Ramës duhet rrezuar. Ligjet për investimet strategjike duhen shfuqizuar”, thotë ai.

Mbetet e paqartë pse policia e shtetit – në rast se protestuesit janë në shkelje të ligjit – nuk ndërhyn drejtpërdrejt, por qëndron në distancë.

Ndërkohë edhe nëse nuk ka shkelje të ligjit që kërkon ndërhyrjen e policisë së shtetit, pse po lënë hapësirë që situata të menaxhohet nga një forcë tjetër e maskuar që ngjan si paraushtarakë?!

Policia e Vlorës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ende nuk kanë reaguar për situatën. 

Paralelisht në Sheshin e Flamurit u zhvillua një tjetër protestë e thirrur në rrjetet sociale nga aktivistët Sazan Guri dhe Klajdi Kola, e cila pati pjesëmarrje të ulët dhe nuk u shënuan incidente.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...