13.5 C
Tirana

BE: Ulja e tarifave të roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor nis më 1 tetor 2023

Më datë:

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier ka deklaruar se ulja e tarifave të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë që vitin e ardhshëm.

Ajo ka theksuar se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar kontratën më 6 dhjetor dhe janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të roaming.

Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming do të fillojnë nga data 1 tetori 2023.

Në korrik 2021 është nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Tiranë është e dyta.

Zëdhënësja e KE-së ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.

Më kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt më datë 6 dhjetor në Tiranë, nënshkrua  Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...