Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dëborës në Japoni.
Bora që ka vazhduar përgjatë bregut të Detit të Japonisë në zonat veriore dhe perëndimore të vendit që nga 17 dhjetori, raporton transmetuesit publik japonez, NHK.
Në zonat rurale në Hokkaido të Japonisë bora shoi deri në 1 metër e 61 centimetra. Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo.
Zyrtarët e motit iu kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin daljet jo thelbësore deri të hënën (26 dhjetor) pasi bora e madhe mund të prishë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.


