Kinë, shkon në mbi 3 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi

Më datë:

Numri i të vdekurve nga shpërthimi koronavirusit të ri COVID-19 në Kinë është rritur në 3.014, njoftuan autoritetet e vendit (AA).

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 31 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar 139 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.270.

Viktimat e reja janë regjistruar në epiqendrën e epidemisë, provincën Hubei.

Të paktën 32.870 persona aktualisht janë nën kujdes mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar nga spitalet ka arritur në 52.045.

I zbuluar fillimisht në qytetin Wuhan në dhjetor, koronavirusi është përhapur në të paktën 80 vende.

Pasi e shpalli epideminë si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar e ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar epideminë, qeveritë kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar udhëtimet tokësore dhe ajrore me vendet me të prekura, si Kina, Irani dhe Italia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...