Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Moskë

Më datë:

ANPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur për një vizitë drejt kryeqytetit të Rusisë, Moskë (AA).

Gjatë nisjes së tij në aeroportin Esenboğa të Ankarasë, Erdoğan u përcoll nga nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, drejtori i policisë së Ankarasë, Servet Yılmaz dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën njëditore në Moskë, Erdoğan do të zhvillojë takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Erdoğan gjatë vizitës së tij në Rusi do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, shefi i Inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik dhe nënkryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Mahir Ünal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...