Orët zyrtare do të jenë pa sekonda

Më datë:

Duke nisur nga vitit 2035 orëve zyrtare nuk do t’i shtohen më sekonda për t’i sinkronizuar me rrotullimin e Tokës. Vendimi është marrë nga qeveritë e gjithë botës në konferencën e përgjithshme mbi peshat e përmasat që u mbajt në Paris.

Kundër vendimit ishte Rusia, që kërkoi që ky ndryshim të ndërmerrej pas vitit 2040, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të përditësuar ndryshimet e duhura në sistemet e navigimit satelitor Glonass.

Sipas rezolutës, asnjë sekonde nuk duhet shtuar më për të paktën një shekull, duke krijuar një papërputhshmëri mes orës universale UT1, që mat rrotullimin e tokës kundrejt yjeve, dhe orës së Koordinuar Universale UTC.

Kjo e fundit është ora për jetën civile, e cila rregullohet nga qindra ora atomike të pozicionuara në të gjithë botën.

Deri më sot për të bërë përputhjen e dy matjeve të kohës, realizohej në 30 Qershor ose në 31 Dhjetor, ku shtohej një sekondë. Nga viti 1972 deri më sot kjo shtesë është verifikuar 27 herë, i fundit ndryshim në 2017.

Për humanet ky sekond që shtohet është i paperceptueshëm, por ka krijuar probleme në sistemet dixhitale me programe që shkojnë në crash.

Ndryshimi ka ndezur prej kohesh një debat të fortë, ku përfshihen edhe gjigandët e Web, si Meta dhe Google, pikërisht për problematikat që hasin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...