Shpërthen Mauna Loa, vullkani më i madh aktiv i botës

Më datë:

Pamje të rralla satelitore që tregojnë rrjedhjen e llavës nga krateri i vullkanit Mauna Loa të Hawait, duke i dhënë fund periudhës më të gjatë të qetësisë në histori që prej vitit 1984.

Mauna Loa është vullkani më i madh aktiv në botë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, llava që u derdh nga krateri nuk kërcënon pjesën e banuar të Havait. Megjithatë shërbimi paralajmëroi banorët se gazrat dhe hiri vullkanik mund të shkaktojnë probleme.

Magma e grumbulluar po rrjedh poshtë malit në formën e llavës. Kjo e fundit ka temperaturë prej 1000C dhe djeg çdo gjë që gjen përpara.

Mauna Loa ngrihet në një lartësi prej 4,169 metrash mbi Oqeanin Paqësor, pjesë e zinxhirit të vullkaneve që formuan ishujt Hawai. Për herë të fundit vullkani shpërtheu në mars dhe prill të vitit 1984, ndërsa llava arriti pranë qytetit Hilo, më i madh i ishullit.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Havait tha se ka hapur dy qendra strehimi, por nënvizoi se nuk ka shenja se llava do të kërcënojë zonat e populluara.

Vullkani Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843, data e parë e regjistruar e shpërthimit. Mesatarisht, shpërthimet regjistrohen çdo pesë vjet e gjysmë. Megjithatë, shpërthimi i fundit ishte pothuajse 40 vjet më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...