Ambasadorja e BE: Të mbrojmë demokracinë dhe lirinë

Më datë:

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shkodër, ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, zgjodhi të vizitojë “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Ai është një prej ish-burgjeve famëkeq të komunizmit, në të cilin është dokumentuar një nga periudhat e errëta të Shkodrës dhe Shqipërisë për afro 50 vite.

Duke falenderuar kryebashkiakun Spahia për këtë vizitë, ambasadorja Hohmann theksoi rëndësinë që ka njohja e asaj periudhe dhe përcjellja tek brezat e ri, me qëllim që demokracia dhe liria të mos cënohen në asnjë lloj kohe më.

“Pata shansin që të vizitoj një vend të rëndësishëm siç është muzeu i sigurimit. Të shihje kaq shumë njerez që kanë vuajtur nga regjimi komunist ishte depresive. Por njëkohësisht kjo është edhe një lloj ftese për një vend të tillë që egziston, i cili ka dëshmitarë për t’u treguar ajo që ka ndodhur dhe për t’u thënë brezave që vijnë, që kurrë më, në asnjë lloj kohe demokracia dhe liria nuk duhet të cënohen, prandaj le ti mbrojmë ato”, u shpreh ambasadorja Hohmann.

Ambasadorja e cilësoi këtë muze si një prej dëshmive më të forta që Shkodra ka ruajtur në historinë e saj, e për të cilin vlerat historike janë të mëdha.

Turin e vizitës së saj në Shkodër Hohmann dhe Spahia e vijuan në inaugurimin e murales “Dhunë off – Power on”, me vargjet e shkrimtarit Martin Camaj, ku u hapen 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Nisma në fjalë erdhi falë bashkëpunimit të bashkisë Shkodër me Europe House dhe shoqatën Bash-Art.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...