Problem mbetet shlyerja e borxheve nga ujësjellësit ,borxhi ndaj OSHEE arrin në 24,47 miliardë lekë

Më datë:

Shtohet niveli i borxheve midis kompanive shtetërore të energjisë dhe ujsjllësave.

Në total në 6 muajt e parë të këtij viti detyrimet arrijnë në 156.22 miliardë lekë ose mbi 1.3 mld euro.

Të dhënat janë publikuar në relacionin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Vërehet se nivelin më të lartë të detyrimeve për të mbledhur  e ka KESH me rreth 59 miliardë lekë, nga të cilat 52 miliardë lekë duhet t’ia shlyej  OSHEE dhe 7.5 miliardë lekë OST.

Më pas si kategori renditen detyrimet   që shoqëritë KESH dhe OSHEE kanë ndaj qeverisë dhe arrijnë në 40 miliardë lekë.

Këto para janë më së shumti mbështetje financiare në formën e garancive që I janë dhënë kompanive nga buxheti shtetit.

Problem i theksuar mbeten edhe borxhet e ujësjellësve  ndaj OSHEE të cilat kanë pësuar një rritje. Sipas raportimit më të fundit ato vazhdojnë të mbeten në një vlerë të konsiderueshme me  rreth 24.47 miliardë Lekë.

Nga totali i detyrimeve të raportuara, vetëm ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës ka 8.28 miliard lekë detyrime të akumuluara në vite. Më pas renditet ujësjellësi i Vlorës dhe i Patosit

Akumulimi i detyrimeve të prapambetura vazhdon trendin rritës, kryesisht për shkak të performancës së ulët të shumicës së shoqërive të Ujësjellës -Kanalizimeve .

Nisur nga kjo, ka nisur edhe procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit.

Synimi është ridimensionimi i 61 ndërmarrjeve U-K aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 subjekte me kompetenca të përbashkëta të cilat do të jenë shoqëri të reja aksionare, me qëllim menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare.

Detyrimet e ujësjellësve

UK Durrës            8.28 mld

UK Vlorë             2.60 mld

Uk  Patos             1.79 mld

UK Fier                 1.42 mld

UK Kavajë            1.15 mld

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të...

Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën...

Ibrahimaj: Korporata Shqiptare e Investimeve, rol aktiv në zhvillimin e pronave shtetërore të degraduara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot...