Rama nga Jeruzalemi: Shqipëria, i vetmi shtet që miratoi ligj me diskriminim pozitiv në ato vite

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në “Natën e nderit” në Jeruzalem.

Në fjalën e tij Rama përmendi rastet kur hebrenjtë janë mbrojtur nga shqiptarët, madje ka shtuar se çdo qytetar, që nga mbreti e deri tek bariu i thjeshtë, kanë bërë gjithçka kanë mundur në ndihmë të tyre.

Ai shtoi se Shqipëria ka miratuar në atë kohë të vetmin ligj me diskriminim pozitiv në Europë në ndihmë të tyre.

“Jemi në këtë darkë bujare, mes kaq shumë miqsh hebrenj.

Vetëm një psalm mund të na ndihmojë: Shih sa mirë është kur vëllezërit bashkohen bashkë.

Ajo që na bashkon si vëllezër është gjithçka veçse një ëndërr. Fakt i njohur që Shqipëria ishte mike e hebrenjve në kohë e tyre më të keqe.

Është kjo kjo që na lidh në mënyrë të pakundërshtueshme. Nga 1932 deri në 1945 Shqipëria mbajti komunitetin hebraik duke ndëshkuar këdo që tentoi të shkelte të drejtat. ka një fakt të panjohur nga hebrenjtë që Shqipëria e asaj kohe miratoi të vetmin ligj me diskriminim pozitiv më atë kohë në Europë.

Nga rrëfimet, nga mbreti tek bariu kanë bërë gjithçka për të ndihmuar hebrenjtë. Jemi krijuar për vepra të mëdha që mund të na bëjnë të denjë për njëri-tjetrin”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...