18.5 C
Tirana

Salianji: Janë shpenzuar 200 mln euro. Nuk e dimë ende sot në cilin nivel ka shkuar hakerimi

Më datë:

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë për sulmet kibernetike, të cilat u diskutuan në mbledhje.

Salianji tha se nuk kishte ndonjë sekret të madh pasi çdo gjë është zbuluar nga hakerët iranianë.

Sipas tij, sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para.

“Pretendimi i policisë është se më shumë se 100 mijë emra të publikuar nga hakerat është material i bashkuar nga hakeruesit është pak i dyshimtë.

Ashtu siç e kemi thënë në të shkuarën, s’kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri, ndaj kanë shkuar në këtë derexhe. Nuk ka siguri për mbrojtjen e të dhënave ndonëse janë shpenzuar miliona para.

Një ndër shqetësimet e mia është se ka cenim të besueshmërisë për policinë e shtetit. Sipas tyre të dhënat e TIMS nuk janë sensitive, ndërsa për ne jo vetëm cenojnë besimin, por edhe privatësinë e qytetarëve.

Ne nuk e dimë ende sot deri në cilin nivel ka shkuar hakerimi dhe si kanë hyrë hakerat në një sistem të mbyllur dhe si janë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro. Të shpresojmë të mos ketë të dhëna të tjera.

Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh sot kur gjithçka e kanë nxjerrë hakeruesit iranianë.

Të dhënat e publikuara para 25 prillit që u quajtën të patronazhistëve, nuk e dimë sa kanë shërbyer ato për të penetruar në të tjerat”, deklaruar Salianji.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...