Slloveni, Janez Jansha mandatar për formimin e qeverisë

Më datë:

Parlamenti i Sllovenisë sot do të votojë për emërimin e Janez Jansha-s për mandatar për formimin e qeverisë së re, që është hapi i parë në stabilizimin e situatës politike pas shpërbërjes së koalicionit të pakicës dhe dorëheqjes së kryeministrit Marjan Sharec.

Partia Demokratike Sllovene e Janshas (PDS) javën e kaluar nënshkroi marrëveshje për koalicion me tre parti, Partinë Kristian-Demokratike “Sllovenia e Re”, Partinë e Qendrës së Moderuar (PMC) dhe Partinë Demokratike të Pensionistëve (PDS).

Tri partitë së bashku kanë 48 deputetë në Parlamentin që numëron 90 anëtarë, me çka kanë shumicën parlamentare, të mjaftueshme për zgjedhjen e Jansha-s si kryeministër të ri.

Pas zgjedhjes, kryeministri i ri doemos në afat prej më së shumti dy javëve i propozon Parlamentit listën e kandidatëve për ministrat e ardhshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...