“Shqiptarët pesimistë për të ardhmen”, deputetja e Partisë së Lirisë: Rikthimi i shpresës, e vetmja mënyrë për ta ndalur shpopullimin

Më datë:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzon qeverinë Rama se ka shuar shpresën për të ardhmen e shqiptarëve.

Duke marrë shkas nga një sondazh, Xhixho theksoi se ikja masive e shqiptarëve jashtë është pasojë e kësaj pakënaqësie.

REAGIMI I XHIXHOS

Shqiptarët janë pesimistë për të ardhmen. Qeveria Rama u ka shuar shpresën për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
Sipas sondazhit te Euroneës Albania:
➡️60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.

➡️84.7% mendojnë se problemi kryesor është ekonomia
➡️67% mendojnë si problemin më të madh nivelin e lartë të kriminalitetit në vend.
➡️41.2% thonë se problem është korrupsioni.
➡️ Për ata që shohin si problem ekonominë, produktet e shportës zënë pjesën më të madhe të shqetësimit me 46.8%, të ardhurat e pamjaftueshme 25.7%, papunësia 15.9% dhe kostot e transportit 10.7%.
Ikja masive e tyre është pasojë e kësaj pakënaqësie.
Iceneratorët për të cilët paguajmë çdo ditë, shkollat që mbyllen me VKM, universitetet që boshatisen, varfëria e ulur këmbëkryq në më shumë se gjysmën e familjeve shqiptare mbajnë firmēn e kësaj qeverie.
Rikthimi i shpresës te qytetarët është e vetmja mënyrë për ta ndalur shpopullimin.
Politikat efektive të punësimit, mbështetja financiare për kategoritë në nevojë dhe mbi të gjitha arsimi si prioritet kombëtar janë rruga për ta nxjerrë vendin nga gropa ku po zhytet përditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...