12.5 C
Tirana

Dëshmi të forta për ekzistencën e ujit në Mars, zbulimi i fundit befason studiuesit

Më datë:

Një ekip shkencëtarësh evropianë njoftuan se kanë zbuluar prova të reja të ekzistencës së mundshme të ujit të në polin jugor të Marsit. Vlerësimet e reja janë në përputhje me matjet e mëparshme të radarit që “shikojnë” nën sipërfaqen e akullit, të cilat fillimisht u interpretuan si tregues të mundësisë së ujit.

Studiuesit nga Britania, Franca dhe Irlanda, të udhëhequr nga profesori Neil Arnold i Institutit Scott të Kërkimeve Polare në Universitetin e Kembrixhit, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën e astronomisë “Nature Astronomy”, përdorën matje satelitore të formës së sipërfaqja e sipërme e shtresës së akullit, në mënyrë që të parashikohet, me ndihmën e një modeli kompjuterik, nëse një vëllim uji nën shtresën polare të akullit mund të ndikojë në sipërfaqen e ngrirë sipër.

foto galeri

foto galeri

Ashtu si Toka, Marsi ka shtresa të trasha akulli në të dy polet e tij, që vlerësohet të ketë një vëllim total të krahasueshëm me fletën e akullit të Grenlandës. Megjithatë, ndryshe nga planeti ynë, ku kanale të mbushura me ujë apo edhe liqene të mëdha mund të ekzistojnë nën kapakun e akullit polar, deri vonë mendohej se nën kapakun e akullit polar të Marsit nuk kishte asgjë tjetër veç akullit të fortë për shkak të klimës shumë të ftohtë marsiane.

Në vitin 2018, për herë të parë, të dhënat nga radari MARSIS në satelitin Mars Express të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) që rrotullohej rreth planetit fqinj, treguan se një rajon në bazën e akullit nën polin jugor të Marsit pasqyronte fuqishëm sinjalin e radarit, i cili u interpretua si një tregues i ekzistencës së ujit nën akull.

Analiza e të dhënave të reja nga sateliti Mars Global Surveyor i NASA-s mbi topografinë e kapakut polar të Polit të Jugut ka zbuluar një sipërfaqe 10 deri në 15 kilometra të gjatë që ndryshon nga zona përreth dhe mban shenja të ekzistencës së ujit, ndoshta edhe të ngrirë, i cili përforcohet nga llogaritjet dhe simulimet e modelit të veçantë kompjuterik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...