Ratifikohet marrëveshja me BE, Shqipëria përfiton ndihmën financiare deri në 600 mln euro

Më datë:

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi dje marrëveshjen e BE-së (Marrëveshja Kornizë Financiare e Partneritetit), e cila do t’i lejojë Shqipërisë të marrë fonde nga Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit të BE-së (IPAIII).

Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe kandidatët e mundshëm në miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.

Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë dhe decentralizimi si dhe qeverisja vendore dhe civile.

Ambasadorja Christiane Hohmann, Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri tha: “Hapja e negociatave të anëtarësimit këtë verë ishte një moment historik në marrëdhëniet BE-Shqipëri, por lidhja jonë ka qenë gjithmonë shumë e fortë. Për vite me radhë, BE-ja ka qenë mbështetësi më i madh i reformave në Shqipëri duke ofruar pothuajse 100 milionë euro në vit për programe në fusha si reforma në drejtësi, bujqësia dhe shumë fusha të tjera që prekin jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky ratifikim vazhdon këtë partneritet të fortë, me një paketë të re dhe më të madhe mbështetjeje për të ndihmuar Qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim, si dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të shqiptarëve.

Më shumë rreth IPAIII

IPAIII për periudhën 2021-2027 është fokusuar në prioritetet e procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas IPA III, programimi i asistencës së BE-së është programuar sipas pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritaret tematike janë:

  • Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia;
  • Dritarja 2: Qeverisja e mirë, përafrimi me acquis të BE-së, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe komunikimi strategjik;
  • Dritarja 3: Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme;
  • Dritarja 4: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse;
  • Dritarja 5: Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar.

Përveç kësaj, një sërë temash ndërsektoriale, të tilla si ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, shoqëria civile, barazia gjinore dhe qasja e bazuar në të drejtat, janë integruar dhe për këtë arsye zbatohen në pesë dritaret.

Buxheti i ri IPAIII për periudhën programore 2021-2027 është mbi 14 miliardë euro, duke mbuluar partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga buxheti prej 10 miliardë eurosh i fazës së mëparshme IPA (IPAII, 2014-2020).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00...

Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...