20.5 C
Tirana

Instagram konfirmon se po teston veçorinë e ripostimit

Më datë:

Një veçori e re mund të vije tek Instagram, e cila u lejon përdoruesve që t’i ripostojnë fotografitë ose “Reels-at” e përdoruesve të tjerë. Kjo u vërejt nga analisti i rrjeteve sociale Matt Navarra, i cili i postoi një “screenshot” në Twitter.

Fotografia shfaqte një skedar të ri i quajtur “Ripostimi”. Siç raporton GSM Arena, Instagram e konfirmoi se po e teston këtë veçori në një deklaratë të lëshuar nga ana tyre.

“Po e eksplorojmë mundësinë e rishpërndarjes së postimeve në Feed – e njëjtë me mënyrën e rishpërndarjes në Stories – kështu që njerëzit mund të shpërndajnë atë e cila rezonon ata, dhe kjo bënë që kreatorët origjinal marrin meritat për punën e tyre. Ne planifikojmë që këtë veçori ta testojmë së shpejti edhe me një grup të vogël të njerëzve”

Momentalisht, mënyra e vetme për ripostimin ose për shpërndarjen e postimeve është vendosja e tyre në një “story” e cila skadon pas 24 orëve.

Kjo veçori e re e “Repost” do të mund të funksiononte duke e dërguar një post ose “reel” të ripostuar në “feed-in” kryesor të ndjekësve të një përdoruesi dhe jo në një “story”.

Veçoria e “Repost” do të jetë në të njëjtën meny të shpërndarjes me një postim ose “reel”, dhe ndjekësit do të kenë mundësi t’i përgjigjen me një mesazh përmbajtës së ripostuar nga ripostuesi.

Në ndërkohë, skeda e ripostimit do të shfaqet tek profili i përdoruesit, të cilin ndjekësit e tij mund ta shohin.

Përdoruesit do ta kenë gjithashtu të mundur që të shtojnë mendimet e tyre në një ripostim përpara se ta shpërndajnë atë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...