Pulë e Pjekur Me Djathë Kaçkavall

Më datë:

Ky është versioni më i shëndetshëm i drekës ose darkës me mish pule.

Sepse në vend të skuqjes do të përdorim pjekjen, metodë që ndihmon në reduktimin e yndyrës dhe kalorive të panevojshme.

Kjo është një recetë e shpejtë, por tepër e shijshme për një vakt mbrëmjeje. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

4 gjokse pule

1/4 gotë me djathë të grirë parmixhan

3/4 gotë me djathë mozarela të prerë hollë

3/4 gotë me bukë të thërrmuar

2 lugë gjelle gjalp i shkrirë, pa kripë

1 gotë me salcë domatesh

Përgatitja

Fillimisht, pritini gjokset e pulës në 8 pjesë dhe më pas lyeni secilën me gjalpë të shkrirë ose nëse dëshironi me vaj ulliri.

Bashkoni në një enë me thërrimet e bukës me djathin parmixhan të grirë dhe kaloni aty një e nga një copat e mishit të pulës.

Vendosini filetot në një tavë të shtuar me letër pjekje dhe piqini në furrë të parangohur në 220 gradë për 25 minuta.

Pas kësaj kohe, hiqni fletën e pjekjes nga furra dhe sipër çdo cope pule shtoni nga një lugë salcë domatesh.

Më pas spërkatini me djathë mocarela të grirë. Vendoseni tavën sërish në furrë dhe lëreni për 5min sa djathi të shkrijë.

Ju mund ta shoqëroni këtë vakt me makarona me salcë, me perime të pjekura apo me sallatën që preferoni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00...

Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...